Loren Collins, 22-vjeçe, është e bindur se djaloshi  i cili në festivalin e muzikës në Leeds të Anglisë i kërkoi shkrepës, i ka derdhur në pije drogë.

Ajo ka vendosur që për këtë përvojë të hidhur, të flet me qëllim që t’i paralajmëron të gjithë, transmeton Telegrafi.

Kjo shtetase britanike ka publikuar një video rrëqethës pas konsumimit të pijes që sipas saj i është hedhur drogë. Ajo ka pranuar se për pak sa nuk kishte vdekur, pasi kishte pësuar një sulm që ia kishte mpirë trupin, kishte të vjella dhe ngufatje.

Kjo ngjarje i kishte ndodhur gjatë vitit të kaluar kur shkoi për të ndjekur nga afër këngëtarët e preferuar në një festival. Ajo me publikimin e videos dëshiron t’i paralajmëron të gjithë që të jenë më të kujdesshëm, sepse dikush mund t’ju hedh diçka në pije.

Videon e ka filmuar i fejuari i saj që tashmë e ka bashkëshort dhe që quhet Adam dhe është 25-vjeç.

“Kam qenë duke qëndruar para tualetit duke e pritur të fejuarin. Papritmas një i ri mu afrua dhe më pyeti nëse kam shkrepës. Pasi fillova ta kërkoj në çantë, ai shfrytëzoi momentin e shpërqendrimit tim për të më hedhur diçka në pije. E gjitha çfarë më kujtohet më pas është se jam zgjuar në orën 6 të mëngjesit të nesërmes. Nuk më kujtohet asgjë se çfarë kishte ndodhur ndërkohë”, ka deklaruar Loren.

Pasi e kishte pirë pijen ishte ndjerë keq. Dy herë kishte humbur vetëdijen, kurse burri e kishte dërguar me urgjencë në tendë.

“Në fillim mendova se e ka nga alkooli, dhe për këtë e dërgova në tendë. Megjithatë, filloi të sillet çuditshëm, nofulla iu mpi dhe nuk mund ta lëvizte, dhe më pas i gjithë trupi i është mpirë”, ka deklaruar burri i saj i cili falënderon ekipet emergjente që ia kanë shpëtuar partneren.

Dyshja e kanë raportuar rastin në polici, kurse organizatorët e festivalit u kanë bërë thirrje të gjithë vizitorëve që nëse diçka e ngjashme u ndodh ta lajmërojnë me urgjencë personelin që vazhdimisht shoqërohen nga mjekët. /Telegrafi/