Dy te rinj humben jeten ne nje aksident rrugor ne Fier. Ata ishin kembesore dhe u perplasen per vdekje nga nje automjet kete mbremje ne fshatin Arapaj. Nje automjet doli nga rruga duke i marre ata para dhe duke perfunduar me tej ne nje kanal.

Njoftimi i policise

Në datën 26.08.2018, në orën 20:40, në urgjencën e Spitalit Fier janë sjellë në gjendje të rëndë shëndetesore e më pas kanë ndërruar jetë shtetasit A.D, 29 vjeç dhe F.D, 21 vjeç, të dy banues në fshatin Arapaj, Roskovec.

Nga të dhënat paraprake, të dy shtetasit janë aksidentuar në fshatin Arapaj, nga një mjet që drejtohej nga shtetasi A.Ç, banues në fshatin Arapaj.

Dy viktimat kanë qënë këmbësorë ndërsa mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Drejtuesi i mjetit, Amarildo Çalamani, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, pasi aksidentoi 2 shtetasit A.D dhe F.D, ka rënë në kanalin anësor të rrugës dhe më pas është larguar.

Shërbimet e policisë bën të mundur kapjen e tij dhe po e shoqërojnë në Komisariatin e Policisë Fier për të kryer veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.