Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, në vazhdën e sulmeve të tij me mediat dhe kompani mediale, për siç thotë ai përhapjen e “lajmeve të rreme” tash ka nisur edhe një luftë të hapur me kompaninë e njohur “Google”.

Kjo sipas Trump po gjeneron vetëm të dhëna që përmbajnë lajme të rreme në lidhje më të.

Përmes një “cicërime” në Twitter, shefi i Shtëpisë së Bardhë thekson se rezultati i kërkimit me fjalët “Trump News” tregojnë vetëm njoftime të medieve që, sipas pikëpamjes së tij, përhapin lajme të rreme.

Në këtë mënyrë, – shpjegon ai, – thuajse të gjitha ngjarjet dhe njoftimet janë të këqija.

“CNN-i spikat mbi të gjitha! Republikanët/konservatorët dhe mediet e paanshme janë të përjashtuara. I paligjshëm?”, shkruan ai.