Mbrojtësi beson që skuadra do ja del shumë mirë këtë sezon pavarësisht shitjes se Ronaldos në Juventus

Largimi i Cristiano Ronaldo nga Real Madridi në Juventus nuk do të ndalojë gjigantët e La Ligas për të fituar, sipas kapitenit të klubit Sergio Ramos.

Ronaldo ju bashkua Juves për një marrëveshje 112 milionë euro për ti dhënë fund qëndrimit të tij nëntë vjeçar në Madrid duke fituar tri tituj me rëqndë të Ligës se Kampionëve.

Mardid ende nuk ka sjell zëvendësimin e Ronaldos në Madrid, me trajnerin e ri Julen Lopetegui që ka dhënë shenja se Gareth Bale do ta luaj rolin e tij.

“Duhet të gjurmoni pak me thellë. Ne këtu gjithmonë ndihemi si një familje”, tha Ramos në një konferencë për gazetarë.

“Çelësi i suksesit ka qenë gjithmonë ky, pra ne ndihemi si pjesë e një familje. Humbja e një lojtari kaq të rëndësishëm është negative, por kjo nuk do të na ndalojë të fitojmë ndeshjet”

Loading...