FAIK KRASNIQI
Presidenti Thaçi përmes formës korrigjim të territoreve e ka vënë në pazar Kosovën, por njëkohësisht edhe tre komunat shqiptare në Kosovën Lindore. Dihet shumë mirë që Medvegja, Presheva dhe Bujanoci, deri në vitin 1956 kanë qenë pjesë e Kosovës. Dhe nëse eventualisht ndodh korrigjimi i kufinjve mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë shkëmbimi do të duhej të ndodhte që këto tre komuna shqiptare t’i riktheheshin Kosovës, kurse Leposaviqi dhe disa fshatra t’i riktheheshin Serbisë, ashtu siç ka qenë deri në 1956 kur ka ndodh ky shkëmbim i padrejtë nga komunistët e atëhershëm, për interesa gjeostrategjike të Serbisë. Por, qëllimi i Serbisë është që të sigurojë një Asociacion të komunave serbe me kompetenca ekzekutive, që nënkupton një autonomi brenda Kosovës, në mënyrë që brenda 20 viteve ajo pjesë të shkëputet me një referendum dhe t’i bashkëngjitet Serbisë. Ky është plani famëkeq Thaçi-Vuçiq. Kurse Hashim Thaçi duke u vetëshpallur hero i Kosovës për gjoja mos lejimin e ndarjes së Kosovës. Me këtë humbim edhe Veriun e Kosovës, por edhe tre komunat shqiptare në Kosovën Lindore.
Hashim Thaçi dinë të luajë me ndjenjat e njerëzve. Dinakëria e tij s’ka kufi. Është mjeshtër i mashtrimit dhe manipulimit. Ai është duke manipuluar me ndjenjat e shqiptarëve të Kosovës Lindore për aksham pazaret që dëshiron t’i bëjë në emër të Kosovës. Po më dhimbsen shqiptarët e Kosovës Lindore që janë duke u besuar gënjeshtrave të tij. Liderët politikë të Kosovës Lindore e njohin shumë mirë Thaçin, dhe duhet t’u tregojnë shqiptarëve atje se ai nuk e ka seriozisht bashkimin e atyre tre komunave shqiptare me Kosovën.
Prandaj, Lëvizja Vetëvendosje duhet sa më parë të organizojë protesta gjithëpopullore, dhe kësaj thirrje t’i bashkohen gjithë populli dhe partitë politike, që mos të lejohet bosnizimi dhe ndarja e Kosovës, por gjatë dialogut të shtrohet në diskutim në Bruksel edhe çështja e tre komunave shqiptare në Kosovën Lindore, në mënyrë që shqiptarët atje të përfitojnë poashtu një Asociacion të njëjtë me serbët e Kosovës. Çdo gjë reciproke. Përndryshe, Kosova me këtë President dhe klasë politike idiote, rrezikon ta humbas edhe Veriun e Kosovës përmes këtij Asociacioni, por edhe Kosovën Lindore që hiç më larg se 60 vite ishte pjesë e saj!
PS:Presidenti Thaçi duhet të na tregojë se çfarë është duke kërkuar Serbia në këmbim të Kosovës Lindore?Serbia do të pranonte të na e dorëzonte një territor që e kontrollon komplet në shkëmbim të asgjëje. Kjo është e pabesueshme.
Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.