I gjithë opinioni italian dhe botëror është i tronditur, që kur u shemb një urë në Gjenova të Italisë, me çaka humbën jetën 35 persona. Dhjetëra të tjerë janë të lënduar ndërsa nuk hidhet mundësia që numri i të vdekurve të rritet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri për Punë të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në rrjetin social Twiter ka dërguar mesazh ngushëllimi deri tek familjarët e personave që kanë humbur jetën në këtë tragjedi.

“Ngushëllimet e mia të thella për tragjedinë në Gejnova. Humbje e dhimbshme. Mendimet tona janë me familjarët që kanë humbur të afërmit dhe të gjithë tjerët të prekur. Bëhuni të fortë”, thekson Dimitrov.

Loading...