Vizioni i vetëm i qëndruar për një Ballkan stabil është Evropa e bashkuar. Të gjithë punojmë në reformat për demokraci dhe qeverisje të së drejtës me qëllim që ta ndajmë së bashku Evropën e ardhshme pa kufij. Është koha për ne, për rajonin dhe për vendet anëtare ta bëjmë hapin drejt këtij vizioni, shkroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në Tuiter, pas përfundimit të takimit joformal të shefave të diplomacive të BE-së dhe vendeve kandidate në Vjenë.

Në takimin joformal, ministri midis tjerash porositi edhe se për rajonin e Ballkanit shpesh mendohet si për periferinë e Evropës, ndërsa ai është i rrethuar me vende anëtare. Prandaj, porositi se në rajon janë zgjidhur pothuajse të gjitha çështjet e hapura dhe se shembulli i fundit për këtë është zgjidhja kontestit për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë.

“Përshpejtimi dhe revitalizimi i procesit të zgjerimit e ka kuptimin e tij. Për Evropën është më mirë dhe më lirë të investojë edhe prej rajonit, me ndihmën tonë, të bëjë rajon evropian, sesa ta injorojë, që në fund do të jetë shumë shtrenjtë”, porositi Dimitrov.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë potencoi se vendet e Ballkanit Perëndimor janë fuqimisht të vendosura të kenë sukses në procesin e eurointegrimeve, pasi, theksoi, “në pritje humbi një gjeneratë e tërë”