Kryeministri Zoran Zaev pasdite në Klubin e Deputetëve në Shkup do ta promovojë koalicionin “Së bashku PËR Maqedoninë” dhe fushatën për referendumin i cili do të mbahet më 30 shtator.

Koalicioni përbëhet nga tridhjetë parti të cilat u bashkuan për thirrje të qytetarëve për rezultat pozitiv të referendumit dhe  për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë. Partitë politike u pajtuan që t’i bëjnë apel qytetarëve të dalin dhe të votojnë “pro” në referendumin e ardhshëm dhe për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE.

Përveç kryeministrit Zaev, fjalim do të mbajnë edhe kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe aktorja Sabina Ajrulla.