Një nuse ka fluturuar nga Çeçenia në Moskë me aeroplan privat, me fustanin e saj të nusërisë.

Khava Zaurbekova, 18 vjeçe, u martua me studentin nga Moska, Akhmed Dzhabrailov, një djalë i një klani të njohur çeçen.

Tradita atje kërkon që të afërmit e nuses të mos jenë të pranishëm në ceremoninë e dasmës, transmeton Gazeta Express.

Ajo u mor me aeroplan privat, që vlerësohet se kushton rreth 180mijë euro, për të shkuar në kryeqytetin rus për dasmën e saj.

500 mysafirë u ftuan në dasmë tek restoranti Safisa, me një tortë që vlerësohet se kushtoi plot 40,000 euro.