Paratë që shteti i huazoi nga Banka e Këshillit të Evropës për ndërtimin e Qendrës Klinike, qeveria vendosi që t’i kthejë. Bëhet fjalë për rreth 70 milionë euro.

Shpjegimi i Ministrit të Shëndetësisë Filipçe është se ndërtimi i Qendrës së re klinike nuk do të ofrojë shërbim shëndetësor modern sepse mbetet një zgjidhje e mirë trafiku. Ministri i Financave, Tevdovski është i kënaqur me faktin se 70 milionë euro do të kthehen pa paguar penale.

Kjo u theksua sot në komisionin e sotëm parlamentar për financim dhe buxhet.

Autoritetet njoftuan se që nga shtatori me ekspertë nga Komisioni Evropian do të fillojnë punën për gjetjen e një zgjidhjeje për Qendrën Klinike. Opozita menjëherë akuzoi se qeveria ndërpreu ndërtimin e një projekti tjetër kapital që duhej t’u shërbente qytetarëve.