Klubi nga Ligue 1 mbetet në kërkim të një trajneri të ri.

Bordeaux duhet të gjejë sërish një trajner, pasi Thierry Henry nuk do ta drejtojë klubin francez.

Kur pritej vetëm zyrtarizimi që Henry të ulej në stolin e skuadrës, bëhet e ditur se palët nuk arritën në një marrëveshje finale për ta bërë atë pasuesin e Gustavo Poyet.

Ish-sulmuesi francez ishte i preferuari i drejtuesve, por bisedimet e gjata mes palëve konfirmuan se nuk ishin negociata të lehta dhe tashmë gjithçka duket e mbyllur.

Trajneri i përkohshëm Eric Bedouet do të vijojë të drejtojë Bordeaux deri sa drejtuesit të gjejnë njeriun e duhur për ta udhëhequr ekipin.