Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka shprehur dhimbjen e tij për vdekjen e ish-senatorit amerikan John McCain.

Përmes një postimi në Twitter ai thotë se McCain ishte një mik i Kosovës dhe Ballkanit.

“Vajtojmë humbjen e John McCainit, patriot amerikan dhe mik i mirë i Kosovës dhe Ballkanit”, ka shkruar ai.

McCain ka vdekur sot në moshën 81 vjeçare për shkak të kancerit.