Policia ka nisur hetimet për një qytetar të Gjilanit, pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri nga një kolonë në lëvizje e dasmorëve.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në ora 14, ndërsa personi i dyshuar është arratisur.

Të shtënat janë raportouar në momentin kur kolona po kalonte në lagjen “Dardania’.

Në vendin e ngjarjes policia ka zbuluar dy gëzhoja ndërsa është vënë në kërkim të personit të dyshuar.