Google ka shumë të ngjarë të lansojë telefonat e ri Pixel 3 brenda disa muajsh. Për pjesën më të madhe, rrjedhjet që kemi hasur kryesisht fokusohen në Pixel 3 XL, versionin më të madh, por tani falë një postimi në Reddit (nëpërmjet 9to5Google), fotografitë që supozohen të jenë të Pixel 3 më të vogël kanë gjetur rrugën e tyre në internet.

Pjesa frontale e telefonit duket si shumica e telefonave, por nëse shikoni nga afër, ekziston një konfiguracion i dyfishtë i kamerës në pjesën e përparme, që është në përputhje me shumicën e thashethemeve që kemi dëgjuar deri më tani.

Imazhi gjithashtu konfirmon pullën “pilulë” në pjesën e poshtme e cila do t’i lejojë përdoruesit të përdorin gjestikulacione për të bashkëvepruar me telefonin, ngjashëm me iPhone X.

Gjithashtu sipas thashethemeve, Pixel 3 pritet të mbetet një ekskluzivitet i Verizon, por posteri i Reddit pretendon se mund të mos jetë kështu.

Që prej postimit fillestar, posteri është fshirë nga Reddit, mirëpo sipas përdoruesve të faqes thuhet se ka konfirmuar se Pixel 3 do të vijë përmes një operatori tjetër përveç Verizon, dhe se data e lansimit do të jetë 9 tetori.