Çmimi Nobël për paqe i lideres së Mianmarit, Aung San Si Çi nuk do t’i merret edhe krahas raportit të Kombeve të Bashkuara në të cilin citohet se armata e Mianmarit ka kryer masakër ndaj rohinxhëve.

Ajo e fitoi çmimin Nobël për paqe në vitin 1991 për luftë për demokraci, por e kritikojnë se nuk e dënoi operacionin e armatës kundër rohinxhëve.

“Aung San Si Çi e fitoi Çmimin Nobël për paqe për luftën e saj për demokraci dhe liri në vitin 1991”, theksoi sekretari i Komitetit për Çmimin Nobël, Olaf Nolstda.

Ai shtoi se sipas rregullave të Komitetit nuk është e lejuar marrja e Çmimit Nobël.