Chelsea mendon të bëj kërkesat veta financiare karshi Antonio Conte, duke e akuzuar se mesazhi që i nisi Diego Costa, verën e kaluar, i ka kushtuar klubit londinez miliona euro.

Sipas “The Times”, londinezët do të hedhin në gjyq Conte që vendosi të informojë Costa me një “sms” se ai nuk ishte më pjesë e planeve të tij dhe se duhej të largohej.

Conte, i cili është shkarkuar duke u zëvendësuar nga Sarri, ka hedhur në gjyq  klubin e Chelsea, duke kërkuar një dëmshpërblim të majmë sepse kontrata që kishte me londinezët deri në qershor 2019, e ka penguar të pranonte oferta të tjera më të mira.

Përgjigjja e Chelsea ka ardhur menjëherë dhe do të kërkojë një dëmshpërblim nga trajneri për mënyrën si u soll me Costa, që i kushtoi klubit miliona euro, sepse nuk pati mundësinë të shiste sulmuesin spanjoll, më shtrenjtë se 60 milionë euro, shifra që pagoi Atletico Madrid.

Kësisoj, beteja ligjore mes trajnerit italian dhe klubit anglez do të zhvillohet në dy fronte