Portieri i Paris Saint-Germainit, Gianluigi Buffon, ka insistuar se ai ndjehet shumë më mirë se sa ishte ndjerë para gjashtë apo shtatë viteve, për shkak se tani ai motivohet nga çdo gjë.

40-vjeçari u largua nga Juventusi këtë afat kalimtar dhe iu bashkua PSG-së si transferim i lirë. Ai kishte qenë lojtar i Juventusit për 17 vite, por në fund vendosi të vazhdonte karrierën e tij në PSG e jo të pensionohej, përcjell Gazeta Express.

“Në fillim nuk kisha asnjë ide se si do të më trajtonin lojtarët e tjerë, edhe ndihesha pak i shqetësuar. Pas 40 viteve në Itali, nuk është aspak e lehtë të ndryshosh jetën dhe ambientin përreth brenda natës”, ka thënë Buffon.

“Nganjëherë ne ndjehemi rehat diku dhe për shkak të frikës ose përtacisë, ne refuzojnë të largohemi nga aty sepse e reja gjithmonë është e frikshme. Unë jam plotësisht i kundërt më këtë, më pëlqen ta sfidoj veten. Më pëlqen të shoh progres, të përballem me vështirësi dhe ta kuptoj se cfarë duhet të bëj për ta kaluar atë situatë”.

“Nëse do të më pyesnit: ‘Si ndiheni në krahasim me moshën 35-vjeçare?’, unë do t’iu thosha: ‘Mendoj se jam më i mirë’. Edhe vetë nganjëherë mendoj se kjo është e pamundur, kur shkoj në shtëpi kështu i them vetes: ‘nuk është e mundur’”.

“Por, në të vërtetë ndihem më mirë se para pesë, gjashtë apo shtatë viteve. Nuk e di pse. Ndoshta kjo është sepse e kam ndryshuar qëndrimin tim ndaj punës. Në moshën time, gjithçka është motivuese”.