Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet fillimisht i kthjellët, ndërsa në mesditë pritet zhvillim vranësirash mesatare deri të dendura përgjatë zonave malore në verilindje, lindje dhe jug-juglindje.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në këto zona priten reshje shiu të karakterit lokal dhe të përkohshëm.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-10m/sek, ndërsa në bregdetin veriperëndimor deri 15 m/sek në dobësim gradual.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 2.0 metra. Temperaturat parashikohen me rritje në mesditë. /KP /