Së fundmi qarkulloi në media lajmi, se këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, është në lidhje me reperin e famshëm, Escobars.

Megjithatë, kjo siç duket nuk është e vërtetë, pasi të dy ata kanë reaguar përmes rrjeteve sociale. E para është vetë këngëtarja Ramosaj, që tha se është ende ‘single’, në foton e fundit të publikuar në Instastory.

“E kam ndryshuar statusin e lidhjes nga single në single”, ka shkruar ajo. Kur më pas erdhi edhe reagimi i reperit. “Kur nuk kam qenë më i lirë se tani, ndaloni me ato shkrime”, shprehet ai.

Vlen të përmendet se Beatrix sapo ka lançuar këngën e re “Get High” me vëllanë e saj, Albanin, dhe është duke punuar në projekte të reja.