Një funksionar i lartë policor e ka njoftuar gjykatën në Tel-Aviv se bashkëshortja e kryeministrit izraelit, Sara Netanjahu dyshohet për marrje mito, transmeton Tanjug.

Me rastin të quajtur “4.000”, dyshohet se kryeministri Benjamin Netanjahu ka urdhëruar trajtim të veçantë për gjigantin e telekomunikimit Bezek në këmbim për raportim të volitshëm për familjen e tij në sajtin informativ Vala, që i takon Bezekut.

Ekziston dyshim se bashkëpunëtorët e Netanjahut kanë promovuar rregulla të cilat Bezakut i kanë sjellë miliona dollarë. Në qershor, mediat izraelite raportojnë se pritet që prokurori i shtetit Avihaj Mandelbit të ngrejë aktakuzë kundër Netanjahut për marrje të ryshfetit. Përveç kësaj, ata njoftuan se Sara Netanjahu gjoja ka kryer presion për kryeministrin që të raportojë sa më pozitivisht dhe se i është kërcënuar me shkrime negative.

Bashkëshortja e Netanjahut tani më është akuzuar në një rast tjetër se ka përvetësuar dhjetëra mijëra dollarë sepse ka ngrënë në restorante elitare edhe pse në rezidencën e kryeministrit ka të punësuar kuzhinierë.

Avokatët e Sara Netanjahut, sipas pretendimeve se është e dyshuar për marrje ryshfet i mohon akuzat.

“Çka është e re në atë dyshim të ri absurd? Se policia ka treguar çka kanë bërë. Ky është gabim”, theksohet në kumtesën nga ekipi i saj juridik.

Netanjahu tërë kohën mohon se ka bërë diçka të keqe dhe se bëhet fjalë për “gjueti mediatike të shtrigave” kundër tij dhe familjes së tij.