53-vjecari që u ekzekutua këtë mëngjes në Shkodër, Fatbardh Lici, dyshohet se në vitin 2011 ka qenë i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt, i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje.

Ai u vra në hyrje të Rrogozhinës, gjatë periudhës që mori 3 ditë leje nga burgu i Shën Kollit ku vuante dënimin, dhe teksa kthehej për në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Kurmemaj, i njohur edhe me mbiemrin Gjipali,, ishte i njohur për shpëtimin nga operacionet për arrestimin e tij pasi maskohej në perfeksion dhe arrinte të kalonte gardhin e policisë edhe kur këto ishin njësitë speciale.

Pista kryesore dhe e vetme e vrasjes së sotme në lagjen Guerile në Shkodër, mbetet gjakmarrja mes dy familjeve Kurmemaj, dhe Lici. Ky i fundit dyshohet të ketë qenë bashkëpunëtor në ekzekutimin e Kurmemajt.

Forca të shumta të policisë dhe pika kontrolli janë ngritur ku po behet dhe krehja e zones për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

Gjithashtu në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një automjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Astrit Kumemaj ishte kapo i bandës së njohur “banda e Gjepalit” veprimtaria e të cilës kulmoi në vitet 1997 – ‘98, dhe është ekstraduar nga Italia në 2006.

Loading...