Investimet e huaja të drejtpërdrejta në gjashtë muajt e parë të këtij viti arritën 327 milionë euro apo 218 për qind më shumë se mesatarja në tre vitet e fundit. Kjo tregon se trendi i investimit në industrinë e Maqedonisë është përshpejtuar, si dhe se politikat për mbështetje transparente të të gjitha kompanive absolutisht jep rezultat. Para numrave edhe zotërat heshtin, ndërsa numrat janë këta, i kumtuan edhe institucioent e shtetit, tha sot zëvendëskryeminsitri Koço Angjushev.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas hapjes së fabrikës së “Çagataj kabllo” në “Bunarxhik”, Angjushev theksoi se vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti, kur zakonisht dividendët paraqiten, investimet e huaja janë sa përmbledhja nga investimet e huaja në tremujorët e dytë në tre vitet e fundit.

“Edhe krahas asaj që disa kompani dividendët e veta i paraqesin, që është normale, ato shumë më tepër investuan në Maqedoni”, shtoi zëvendëskryeministri.

Ai nuk tregoi nëse do të ketë ribalanc të Buxhetit dhe udhëzoi që këto pyetje t’i parashtrohen Minsitrisë së Financave. Ndërkaq, lidhur me realizimin e investimeve kapitale, theksoi se deri në fund të këtij viti pritet ato ta arrijnë nivelin e paraparë.

Në ypetjen se si e komenton faktin se VMRO-DPMNE e ka sjellur investimin “Çagataj Kabllo” në Maqedoni, Angjushev bën thirrje që të ndërpritet PR-i i lirë dhe t’u mundësohet çka dëshirojnë, të punojnë.

“Në këtë pyetje mund të qeshem. Nuk mund të matim se kush kur për herë të aprë ka ateruar në aeroport, kush, kur, për herë të parë ka bërë takim, kush, kur, për herë të parë ka ardhur. E vërteta është se kompania bëri marrëveshje me Qeverinë tonë, se prej ditës së parë të ndërtimit të objektit unë isha i pranishëm këtu. Duhet të ndërprejmë të merremi me pyetje infantile dhe me PR të lirë. Unë një ditë nuk do të jem zëvendëskryeminsitër, a do të thotë kjo se të gjithë që kanë mbajtur takime me mua, duhet t’i paraqes si meritë timen në 10 vitet e fundit”, tha Angjushev.