Superylli portugez bëri sot debutimin e tij në Serie A kundër Chievos të shtunën, derisa Juventusi fitoi me dramë në Verona

Cristiano Ronaldo “ja doli më të vërtetë mirë” në debutimin e tij të parë në Serie A me Juventusin pavarësisht se nuk shënoi, ka thënë trajneri i Juves, Massimiliano Allegri.

“Ronaldo u mbajt shumë mirë fizikisht, marrë parasysh se ishte në stërvitje të plota me ne vetëm për shtatë ditë ja doli mirë. Keq që nuk e shënoi një gol sepse pati mundësi”, ka thënë trajneri i juventinëve për Sky Sport Italia.

“VBaret nga karakteristikat e lojtarit që ka afër. Ronaldo bëri disa goditje sot brenda kornizës se portës, Sorrentino bëri sa pritje, po ashtu kishte disa lëvizje shumë të mira që nuk ju shpërblyen në fund. Këto lëvizje me të vërtetë ishin të mahnitshme”.

“Unë më shumë isha i impresionuar se si kaq shpejt Ronaldo është adaptuar me skuadrën, ai ishte shumë i lumtur edhe në zhveshtore e po ashtu foli për shanset që pati. Problemi kryesor sonte ishte se ne nuk patëm koncentrim dhe këtë nuk duhet ta lejojmë të ndodh në ndeshjen e radhës”.

Loading...