Cristiano Ronaldo do të debutojë me Juventusin.

Trajneri i Juventusit, Masimilliano Allegri, e ka konfirmuar debutimin e Ronaldos nesër në ndeshjen hapëse të Serie A-së kundër Chievos, e cila do të zhvillohet prej orës 18:00 në Verona.

“Nesër luajnë Cristiano Ronaldo, Wojciech Szczesny, Giorgio Chiellini dhe Miralem Pjanić. Dy mbrojtësit e krahut do të jenë João Cancelo dhe Alex Sandro. Të tjerët? Do të shohim”, deklaroi Allegri.

“Ronaldo i takon një kategorie më ndryshe. Ai për bashkëlojtarët e ekipit është stimulim i rëndësishëm: fitore dhe të vazhdohet me fitore”, u shpreh ai

Loading...