Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Librazhd. Një furgon thuhet se është përplasur me një tjetër makinë në zonën e quajtur “Kthesa e Murrashit”. Sipas raportimeve, dyshohet për 10 të plagosur.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Sipas policisë, furgoni me targa AA 297 UO u përplas me një veturë me targa DR 3997 F.