Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Dedaj të Pukës gjatë ditës së sotme, ndërsa një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur A.Mehmeti, 18 vjeç, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Pukës.

Por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, 18-vjecari pritet të transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e aksidentit. Forca policie vijojnë hetimet.

Njoftimi paraprak i Policise se Dibres

Me datë 26.08.2018, ora 19:20, jemi njoftuar nga Salla Komandimit Komisariatit të Policisë Pukë se në urgjencën e spitalit Pukë është sjellë nga familjarët e tij shtetasi A. M. 18 vjeç, banues në fshatin Dedaj, bashkia Pukë.

Nga deklarimet e para të familjarëve, mesohet se pasi ka dalë nga oborri i banesës tij pas disa metrave ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga me mjetin e tij tip Foristradë.

Sipas mjekëve paraqitet në gjendje të rëndë shendetësore.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.