Pas përplasjes së një autobusi me turistë me një furgon, shërbimi i zjarrfikësve të Greqisë, me përdorimin e shkallës përmes dritares së autobusit ka shpëtuar 50 persona (48 udhëtarë dhe dy shoferë).

Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA në autobusin turistik janë transportuar turisë nga Serbia, të gjithë kanë kaluar pa lëndime, vetëm dy shoferët janë lënduar më lehtë, ndërsa njëri është dërguar në spital.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, aksidenti ka ndodhur rreth orës dy pas mesnate në afërsi të Selanikut, ndërsa destinacioni i fundit i autobusit ishte ishulli Evija.

Në shpëtimin e turistëve nga autobusi kanë marrë pjesë pesë zjarrfikës me dy automjete.

Vijon hetimi për konfirmimin e arsyeve për aksidentin.