Talebanët po sulmojnë për të tretën ditë radhazi zonën Ghazni, me luftime intensive dhe pretendime kontradiktore se kush e kontrollon qytetin afgan.

Mohammad Sharif Yaftali, shefi i shtabit të ushtrisë afgane, tha se qyteti strategjik nuk ishte nën kërcënimin e rënies në duart e militantëve.

Por njerëzit brenda Ghazni thonë se shumë pak pjesë të qytetit janë ende nën kontrollin e qeverisë. Talibanët filluan sulmin në orët e hershme të premten.

Deri në mëngjesin e së premtes, të paktën 16 vetë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën. Stacioni televiziv lokal 1TV thotë se numri i viktimave është rritur në më shumë se 100, por nuk ka konfirmim zyrtar.

Lajmet se çfarë po ndodh saktësisht në Ghazni, një kryeqytet provincial në rrugën kryesore midis Kabulit dhe Kandaharit, është e vështirë të merret pasi militantët dëmtuan një kullë telekomunikimi.

Loading...