Ish sulmuesi i Interit, Adriano ka treguar se “gjithmonë ka shkuar në stërvitje të mëngjesit i dehur”, si dhe ka shpjeguar që vdekja e babait la “një zbrazëtirë të madhe në jetën e tij

Braziliani ishte njëri prej lojtarëve më të talentuar në Europë, por vdekja e babait të tij bëri që ai të bie në depresion dhe të varët nga alkooli.

Legjenda e Nerazzurri, Javier Zanetti kishte thënë se “humbja e tij më e madhe” ishte mos mundësia që të kthehet Imperatori pas rënies se tij, ndërkaq ai ka reflektuar pas një kohe për jetën e tij dhe ka folur në një intervistë për TV në shoun R7.

“Vetëm unë e di sa shumë kam vuajtur”, ka thënë Adriano.

“Vdekja e babait tim me krijoi një zbrazëtirë të madhe në zemër, ndihesha i vetmuar. Pas vdekjes se tij gjithçka shkoi keq, sepse e izolova vetveten”.

“Isha vetëm në Itali, i mërzitur dhe në depresion, pastaj fillova që të varem nga alkooli. Kur pija ndihesha i lumtur dhe e bëja çdo natë. Pija derisa nuk i ndija duart e mija: verë, whiskey, vodka, birra. Shumë birra. Nuk ndaloja se piri dhe në fund u desh të largohem nga Interi”.

“Nuk dija si ta fshehja këtë gjë, arrija i dehur në stërvitjet e mëngjesit. Gjithmonë shkoja atje, madje edhe nëse isha komplet i dehur dhe stafi mjekësorë duhej që të me jepnin ilaçe”.

“Interi i thoshte shtypi se kisha probleme muskulore. Më vonë e kuptova që problem ishin njerëzit rreth meje, shokët të cilët nuk bën asgjë por me dërguan në party me femra dhe alkool, pa menduar asgjë për mua”.

“Kthimi i im në Brazil do të thotë që hoqa dorë nga milionat, por ktheva lumturinë që e kisha dikur