Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri është bërë nënë për herë të parë. Ditën e sotme erdhi në jetë djali i saj, Jon.

Adelina nuk ngurroi që çastin më të bukur të jetës ta ndante me të gjithë miqtë dhe ndjekësit e saj në ‘Instagram’.

Këngëtarja publikoi një fotografi në të cilën shihet dora e vogëlushit dhe krahas saj ka shkruar: “Mirëserdhe në botë princi i vogël Jon’.

Pas kësaj nuk munguan edhe urimet e shumta për Adelinën dhe djalin e saj.

Image