Modelja shqiptare Angela Martini di si t’i surprizojë ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”. Asnjëri prej tyre nuk mund të harrojë dasmën e saj të papritur, videot që publikoi së bashku me bashkëshortin, Dragus Savulescu-n.

Ndërkohë pak ditë më parë, nëpërmjet postimeve në “Instastory” zbuloi se po pushonte së bashku me këngëtarin italian, Eros Ramazzotti-n.

Por ditën e sotme, Angela na ka prezantuar me babanë e saj. Modelja ka postuar dy foto në “Instastory”, ku na tregon se sa simpatik e ka të atin.

“Sa i pashëm është babai im?, shkruan Angela sipër njërës prej fotove.

Në këto foto babai i Angelës shfaqet në moshë shumë të re duket mjaft simpatik. Me këto foto modelja sapo na tregoi edhe se nga e ka trashëguar bukurinë e saj.

Image
Image