Ylli i Hollywood Leonardo DiCaprio raportohet se është në prag të martesës me të dashurën e tij  21-vjeçare.

Aktori po flet për krijimin e një familje me Camila Morrone.

Sipas Us Ëeekly gjërat janë bërë serioze midis DiCaprio dhe modeles.

“Ata janë të dashuruar dhe e kanë seriozisht,”-tha një burim. “Kanë folur për tu fejuar.”

Aktori ka qenë lidhur me një sërë modelesh gjatë jetës së tij si Gisele Bündchen, Bar Refaeli, Toni Garrn dhe Kelly Rohrbach, por burimi thotë se ai kurrë nuk ka qënë kaq i dashuruar.

Çifti raportohet se dëshirojnë të kenë fëmijë së bashku por duan të martohen para se kjo të ndodhë.

“Ai është gati që të ketë fëmijë,”-shtoi burimi. “Dhe sa për Morrone? Ajo dëshiron shumë të ketë fëmjë të vegjël përreth dhe do që të ketë fëmijë me Leon… por kërkon që të martohen filimisht. Camila është shumë tradicionale kur bëhet fjalë për këtë aspekt.”

DiCaprio dhe Marrone, një modele e Victoria’s Secret që u bë aktore, e kanë njohur njëri-tjetrin prej një dekade por vetëm vitin e kaluar u lidhën.

Besoj se ishte njerku i  Camila, Al Pacino që ndërhyri për lidhjen e çiftit të famshëm.

Gjatë kësaj periudhe çifti ka qenë i pandashëm dhe kohët e fundit shijuan pushimet në jaht në Antibes.

Ndërkohë që këmbanat e dasmës mund të jenë në të ardhmen e afërt, gjërat duket se po shkojnë mirë për Camilën dhe Leonardon.

Image