Në 20 vjetorin e rënies heroike të Ismet Jasharit- komandant Kumanova, në Shkup u mbajt një Akademi Përkujtimore nën patronatin e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti e me pjesmarrjen e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.

Bashkëluftëtarët përkujtuan sakrificën e madhe kombëtare të Ismet Jasharit për çështjen Shqiptare.

“Këto përvjetore sigurisht që zgjojnë ndjenja e dhimbje, kujtime tek familjarët tek bashkëvepruesit, tek familja por njëherit rrisin edhe krenarinë këta janë momente reflektimi, këta janë momente që duhet parë se për atë që foli bashkëluftëtari Ftamir Limaj, nuk kanë ardhur si dhurat nga qielli është dashur mund e sakrificë, është dashur përpjekje deri në sakrificë, prandaj ne duhet t’i kujtojmë të nxjerrim në pah çdo të dhënë nga veprimtaria dhe historia e tyre që brezave të ardhshëm t’ju shërbejë si udhërrëfyes dhe të dinë më fortë që t’i mbrojnë më fortë vlerat e arritura të lara dhe të vulosura me gjak”, u shpreh bashkëluftëtari Ali Ahmeti.