Portieri i ri i Liverpoolit, Alisson, ka insistuar se ai nuk do ta ndryshojë stilin e tij të lojës përkundër rrezikut që sjellë kur luan me këmbë.

 Tifozët e Liverpoolit i kanë kritikuar shpeshherë portierët e tyre për shkak të gabimeve që kanë bërë. Rasti më i famshëm është kërcënimet që kishte marrë Loris Kariusi pas gabimeve në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, të cilën Liverpooli e humbën me rezultat 3-1, transmeton Gazeta Express.

Edhe Alissoni i frikësoi tifozët e klubit të tij kur e dribloi lojtarin e Brightonit, Anthony Knockaert, gjatë ndeshjes të së shtunës, të cilën e fituan me rezultat minimal 1-0. Megjithatë, ky driblim rezultoi të jetë i dobishëm për Liverpoolin, pasi që i shpëtoi nga rreziku i pranimit të një goli.

“Unë bëj më të mirën time për t’i ndihmuar skuadrës. Nëse ka një situata ku mund të driblojë, unë e bëj një gjë të tillë me kujdes”, ka thënë Alisson.

“Mund të jetë e rrezikshme, por është pjesë e lojës. Ne jemi ekip që e fillojmë sulmin që nga mbrojtja me topin në tokë. Kjo është pjesë e karakteristikave të skuadrës. Gabimet mund të ndodhin, por ne punojnë shumë gjatë javës që të bëjmë gjithçka mirë në ndeshje”.

“Shpresoj se do të vazhdoj ta ndihmoj skuadrën, është punë ekipore. Unë jap kontributin tim, por unë nuk e mbaj përgjegjësinë kryesore për ta mbajtur portën e paprekur