Nga Ejup Berisha

Nuk ka qene vetem 9 korriku ne Gostivar dite dhune ndaj shqiptareve ne RM ka pasur edhe me pare dhe me vone dhune te realizuar ndaj nesh. Sa her qe dikush nga ana tjeter eshte ndjere i dobet politikisht pa problem dhe pa kurrfar pengesash ka organizuar ekspedita ndeshkuese kundrejt neshe per ta arritur efektin te qytetaret apo te zgjedhesit maqedonas.

Dhuna ndaj shqiptareve ka qene trampoline rejtingu per partite qeveritare maqedonase. Edhe 9 korriku ishte pjese e tragjedise tone te madhe kombetare sepse pasojat e kesaj dhune politike kane qene shume te medha e te renda dhe plaget jane akoma te fresketa ani pse kane kaluar 21 vite nga ajo tragjedi kombetare, kete nuk duhet harruar kurre.

Por duhet hulumtuar pak edhe pergjegjsine e subjekteve politike qeveritare shqiptare ne keto ngjarje.

Gati ne te gjitha ngjarjet e dhunshme e pashmangshme eshte pergjegjsia edhe e subjekteve politike shqiptare ani se keto sillen si viktima apo si engjej dhe mundohen ti lajne duart nga keto ngjarje megjithate eshte evident bashkpunimi i tyre me djallin me urdherdhenesit apo realizuesit e tyre.

Loading...