Rreth 80 tifozë të Nigerisë janë bllokuar në Moskë dhe nuk kanë patur mundësi të rikthehen në vendlindje, pas anulimit të biletave të kthimit me avion charter.

Tifozët, që kishin ardhur me “pasaportën e tifozit”, janë grumbulluar pranë ambasadës së vendit të tyre në Rusi, në kërkim të një rrugëzgjidhje.

Por duket se e vërteta është ndryshe, pasi ata përdorën “pasaportën e tifozit” për të ardhur në Rusi pa vizë gjatë Botërorit me shpresën që të gjenin punë.

Por duket se kërkimi për një jetë më të mirë në Rusi nuk ka shkuar ashtu si duket dhe tifozët kanë vendosur që të rikthehen në vendlindje.

Autoritetet ruse bëjnë me dije se numri i tifozëve të ardhur nga Nigeria për të mbështetur kombëtaren e tyre është mbi 300 dhe se në të njëjtën situatë janë edhe 200 tifozë të tjerë, që po kontaktojnë ambasadën e tyre.

Kjo e fundit ka vendosur t’i ndihmojë, duke u paguar një vend për të fjetur në disa hostel, deri në momentin e kthimit.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.