Nga Arian Galdini
Patjetër që duhet prishur…
Madje duhet djegur fare…
Në fakt të gjithë ne duhet të shkojmë atje secili me qysqinë e tij…
Sepse atje është bërë art, atje janë shpenzuar kaq shumë jetë e emocione artistësh dhe spektatorësh.
Sepse atje u krijuan ato elita që na mallëngjenin, ato vepra që na trandnin qeniet tona si individë e qytetarë.
Sepse tek Teatri ishin e janë korifejtë që kurrë nuk patën as Beverley Hills, as Showbiz, as miliona e shkëlqimin e luksit, por vetëm atë skenë tallashi e qerpiçi…
Sepse artistët më të varfër të Europës, kanë vënë aty në skenë veprat më të mëdha të kohërave, plot talente e vlera të barabitura me artistët më të në zë të rruzullit.
Sepse, Qeveria dhe Bashkia e Rilindjes, e ka edhe Teatrin si Projekt të Rilindjes Urbane…
Sepse, mendësia fashistoide e Rilindjes së KM dhe Lal Erit, nuk punon për zhvillimin as për traditën, por për mbetjen në histori nëpërmjet Arkitekturës.
Kulla me Teatrin si “Kafenë e Lagjes së Kullave”, Kullë me Stadiumin Kombëtar si “pamje nga deti”, Kulla me Bulevard të ri, etj, etj, të gjitha këto janë megallomania musoliniane e KM dhe Lal Erit, për të na lënë gjurmët e tyre mbi shpinën e Kryeqytetit tonë dhe së ardhmes sonë.
Po, Teatri duhet prishur…
Shtëpia e Gjetheve duhet bërë muze…
Komunizmi si dhunë duhet bërë muze, që ta kujtojmë e shohim si natyralitet…
Bunker 1 dhe Bunker 2, duhen bërë muze….
Sepse Komunizmi si terror, duhet bërë muze, që ta njohim si ekzotikë dhe normalitet…
Për këto, që të bëhen muze, gjenden të gjitha milionat që nevojiten…
Ndërsa për të bërë muze Teatrin Kombëtar, nuk gjendet dot asnjë qindarkë, e asnjë pikë vullneti a konsiderate…
Le ta prishin pra…
Ne nuk duam as art, as traditë, as kujtesë…
Sa të kemi Shtëpinë e Gjetheve, të gjitha Teatrot e tjera janë kot….
Prisheni, shkallmojeni Teatrin Kombëtar…
Së paku, bashkë me Kullat na ndërtoni edhe nja 200 kafeteri të reja jermi, se shoqëritë pa kujtesë, e bëjnë artin e tyre në tavolinë duke rufitur kafenë e rradhës…
Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.