Ivan Rakitic ka thënë se sot nuk ka ndjenjë më të mirë se të qenurit kroat.

Kroacia ka arritur për herë të parë në finale të Kupës së Botës, ku të dielën do të takohet me Francën.

Rakitic i lindur në Zvicër, ka thënë se në momentin kur ka vendosur të luajë për Kroacinë, ka ëndërruar për këtë të arritur, që tani janë më afër se kurrë.

“Sot nuk ka ndjenjë më të mirë se të qenurit kroat. Kur kam vendosur të luaj për Kroacinë, kam ëndërruar këtë moment. Nëse fitojmë në finale do të realizonim ëndrrën më të bukur për të gjithë ne”, ka deklaruar Rakitic.

“Gjithë lumturinë që populli jonë ka ndjerë që nga dita e parë ka qenë e pabesueshme. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë atë. Është krenari, lumturi, bashkim, e pabesueshme”.

Loading...

Comments are closed.