Jusuf Jusufi

„Biri im, në fund të ditës kur të vijsh në shtëpi dhe të shtrihesh në shtratin tënd, një gjë duhet të jetë e rëndësishme: që zemrën dhe shpirtin ta kesh të pastër, përndryshe nuk do të kesh qetesi dhe gjum te rehatshëm“. Këtë ma thoshte nëna ime, nuk e di se nga e kishte dëgjuar, por e di se e thoshte rezolute, me nji siguri të madhe dhe e vetëdijshme, se ndikonte ne edukimin e fëmijës së saj.
Dëshira ime e kahmotshme ka qenë të shkruaj dhe paraqes historinë time me laps.
Askush si unë vetë,nuk din ta vizaton jetën time. Se si do ta bëje, përzgjedhja është e imja. Asaj nuk dua ti mvesh ndodhi e ngjarje që nuk janë të mijat, sukseset e huaja ti paraqes sikur unë i arijta. Padyshim se aty do të vendos vuajtjet e mija, gëzimet fitoret dhe dështimet. Dhe askush mos të perpiqet të bëjë plagijat dhe të kërkon të gjejë vehten. Ky është unikat që më takon vetëm mua, i mirë apo i shemtuar qe ai.
Unë nuk do të harojë që në ate vizatim të paraqes edhe anën e bukur te kësaj storje. Kurr nuk do ta zhvlersoj padrejtësisht vehten, ta paraqes si monotone, pa ngjyra dhe të rrezikoj që kureshtarët mos ti hudhin shikimin.Nuk do të lejoj që lapsin të ma merr dikush nga dora, të zhgaravis në fletën time, të fusë detaje që më prishin jetën. Dua pamjet të reflektojn mirësi te asaj që përjetova.
Qëllimi përfundimtar i njeriut është që të bëhet, të bëhet ai që dëshiron, atë që ai respekton, atë që ai e ç’mon, atë që e pëlqen.
Aty vend të rëndësishëm do zënë familja, shokët dhe miqtë nga fëmijria e deri më sot.
Kanti thoshte:„kur pushojmë na duhen shokë, sepse në rrugëtimin e jetës jemi gjithmone vetë“.
Të gjejsh shokun e mirë e besnik është njisoj, sikur në thellësi të tokës të gjejsh qypin e fshehur me flori. Të mbash miqësinë me ta është një dhunti nga Zoti. Që të duash dikend, pararakisht duhet ta duash vehten. Por ta duash vetëm vehten është egoizëm në të gjitha format dhe trajtat e tij. Pra asnjifarë garance për dashuri dhe miqësi. Po e luftove egon tende, hape rrugën për të pasur shokë dhe miq. Njerzimi filloi ta don Zotin atëherë kur zbuti egon, kotësine e tij dhe kompleksin e vlerës së lartë.
Filozofët shkojn më tutje duke e ngritur lartë aftësinë e të pasurit shokë. Ata mendojne se shoku eshte „kali që na e dhuroi fati, që na mban në shpinë për të kaluar nëpër peripetitë dhe sfidat që na i sjell jeta“. Ne edhepse në këtë rast jemi kalorës, përsëri kur të ndalemi nën hijen e një lisi të vetmuar, vazhdojmë të jemi shokë. Shokët ndoshta nuk të ushqejnë, nuk ti zgjedhin problemet që i ke. Ato i japin vlerë jetës sonë, i japin kuptim.
Ne, shumë e kemi në mbamendje ate që e bëmë për tjetrin, por harojmë se çka dhe sa morëm prej tyre.Prandaj dhe jemi shpesh hakmarrës. Miqësia e preferon të kundertën.
Qëllimet e jetës dhe idetë duhet formuluar mirë, ata të jenë pozitive dhe afirmuese e jo banale e negative. Shumë aktivist nëpër botë përpiqen të propagandojnë paqë dhe anti-luftë. Ata padashje shpesh bëjnë punë jo të mira, sepse konceptin luftë në vend që ta ulin, e forcojnë, e ngritin lartë edhe më tepër: si nocion, idé apo veprim.
Duke lexuar për Nënë Terezën kam hasur në shkrime se,si ajo asnjihere nuk mori pjesë në manifestime anti-luftë. Mendimi i saj ishte se kjo kishte kontraefekt dhe gjithnji u thoshte:“ më thirrni ju lutem kur të protestoni për paqë“. Kjo nuk nënkupton që mos të flasim për luftëra, terore, imperializëm.Por qëllimi është se duhet të kemi kujdes në informim dhe përhapjen e idés.
Krejt këtë që e thash më lartë dua ta ndërlidh edhe me të zgjedhurit e“popullit“ që zënë vendin e huaj pa merita,pastaj Ne, në mënyrë artificiale i glorifikojmë biografitë e tyre. E para është që i mveshim me petkun fetar, dhe si të tillë i han pazari më mirë, se kinse qenka besimtar i devotshëm, se 5 vaktet namaz i fal, se kurr nuk paska shkelur mizën përdhese, po sikur edhe me maune të kishte vozitur arave të posa korrura. Kuptohet konkurentët skajshmërisht denoncohen dhe përbalten nga „pronarët e fesë“, si njerëz pa din e iman. Këtu nuk
I fajsojë krejtësisht imamët,por kuadrot që pazotësinë e tyre munduan ta mbështjellin me amballazhin shumë lukrativ, siç është bekimi i hoxhallarëve. Nga ana tjetër predikuesit fetar, duke qenë autoritativ,ata vulosën shumë fate të njerëzve që vetëm pse nuk ishin shumë aktiv në Xhami apo simpatik të tyre, i lanë jashtë rrjedhave politike. Me këtë absolutikisht nuk jam për antifetarizëm apo dashamirë i madh i sekularizmit, ose përjashtimin e tyre nga jeta politike. Jam kundër keqpërdorimit të funksionit publik, dhënjes avantazh njërës anë, ndërsa uljes së figurës dhe autoritetit palës tjetër.
Unë kam vërejtje edhe në parimet zgjedhore, sepse njerëz të paprovuar,na imponohen si udhëheqës nga inatxhinj dhe nga kabinete konspirative. Maqineria votuese menjihere në stilin e Haxhi pishmanit, ditën hënë e pranon se gaboi dhe kafshon gishtin, mallkon ato 5 sekonda që i kaloi në paravanin votues, pse nuk u percaktua për më të mirin por për ate që e porositën!.
Nëntoka e gëzuar fërkon duart e kënaqur që arriti të manipulon masën, se si së shpejti do të mund ti realizon qëllimet e veta të errta. Mandej „sovrani“i habitur se si u zgjodh, nuk din si ta fillon punën. Na mbytën fotot e puntorëve të krahut, hallexhinj që për pagë mujore 11 mij denarësh, pastrojnë therrat dhe rrugët nën diellin e nxehtë saç mbi kokat e tyre.
Georgi Ivanov e kishte thënë në një ndejë:“ krejt është e mundëshme, kurr edhe unë u zgjodha kryetar shteti mos të habitet njeriu“.
Zhelinën time kurrë më herët se kisha takuar sikur para nji jave. Të mjerë, të zbehur, të lënë pasdore… Kisha përshtypje se kërkonte ndihmë nga unë që nuk kisha fuqi si ta ndihmojë. Ajo tanimë ishte edhe e zbrazur, kjo edhe më shumë e bënte të mërzitej. Atë ditë që unë do ta merja rrugën që këtu e para dy decenieve e nisa, ajo ja krisi vajit, qaja edhe unë me të, edhe pse nuk iu rëfyem njëri tjetrit se pse qajmë. Thjesht ashtu vazhduam të dy…
Mandej ndërmend më shkoi se si ne njerëzit e mirë e të“devotshëm“,aq lehtë ia vëndojmë kurrorën mbretërore „sovranit“dhe i themi njëri tjetrit: „tani mos ja futni kot, katër vjet duhet të durojmë, e ka mandatin“. Heshtim jo nga hatri por nga mosdija dhe friga nga matrapazët, ata që askund nuk mund ti shohish dhe takosh, sepse janë të zënë me punë të mëdha kuptohet për të krijuar pasuri personale, karierë dhe zina. Herë pas here të lajmrohen privat me Fake-profil dhe ta bëjnë me dije se, po nuk e mbylle gojen, mundet mos të lind dielli nesër për ty. Apo ta mveshin se je kundër fesë dhe me këtë kariera yte mori fund përgjithmonë,po edhe sikur disa xhami ti kishe ndërtuar.
Për nji numër të vogël personash por me aftësi të mëdha përçarëse, të cilët sapunin ta shesin për djath, ne duhet ta mbajmë kokën 4 vjet rresht në rrërë, nga ndonjiherë edhe ta nxjerrim, për të thënë se mirë jemi se ka edhe më keq, se tjerrët do të na e rregullojnë situatën. Prandaj Viktor Hygo pati të drejtë kur tha“asgjë nuk është më fuqishme në botë, sesa kurr vjen koha që të realizohet ideja“. Koha ka ardhur, ajo nuk ka zile të anonsoj momentin.
Zgjimi nga gjumi duhet ndodhur, mos të tallemi me vullnetin e popullit sepse ai din edhe të na dënojë. Stop nëntokës që vetëm gjatë zgjedhjeve eshtë aktive dhe manipulon, ndërsa katër vite rresht mbush xhepat e saja të pafund. Stop larjes dhe shpërlarjes së parave të pista!! Stop shpërndarjes së mjeteve për të fituar zgjedhjet. Ta përkrahim njeriun e aftë që na hap rrugë, na ndërton infrastrukturë dhe na bën të barabartë me popujt ekonomikisht të përparuar.Koha është shumë e gjatë për ata që presin…!
Münster, Gjermani

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.