Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira është kritikuar shumë, veçanërisht në Greqi për faktin se fshehu origjinën e saj dhe nuk fliste gjuhën shqipe. Lidhur me këtë, Eleni ka treguar së fundmi se pse ndaloi së foluri shqip pasi shkoi të jetonte në Greqi me familjen.

Eleni ka dhënë një intervistë për gazetaren Jonida Shehu, ku zbuloi se ishte e vogël kur u largua nga krismat e 97-s në Shqipëri, për një jetë më të mirë në Greqi.

Ajo u fut në shkollë e duke mos ditur fare greqisht, prindërit u detyruan që në shtëpi të flisnin vetëm greqisht për të perfeksionuar gjuhën.

“Mami dhe babi vendosën të na flisnin në greqisht në shtëpi, që ne të mësonin gjuhën shpejt dhe të mos humbisnim shkollën. Ishte shumë e vështirë sepse nëna nuk donte që ne të humbisnim klasat dhe filluam të flisnim greqisht dhe kështu unë e humba shqipen megjithëse gjuha nuk harrohet kurrë. Unë e kuptoj por për të folur e kam të vështirë”, u shpreh Eleni.

Ajo tregoi gjithashtu se i është dashur të punojë që 13 vjeç dhe të shpërndajë pamfleta në rrugë, pra reklama nga supermarketet për të ndihmuar familjen pasi ishin të varfër.

Loading...