Salih Muqaku i njohur ndryshe edhe si Komandant “Rrufeja” sot ka ndërruar jetë.

Komandat “Rrufeja” nga fshati Nekoc i komunës së Drenasit u lind më 24 prill 1962.

Që nga vitet e 90-ta ka qenë i angazhuar në aktivitetet për çlirimin e vendit, ndërsa nga viti 1998 ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ishte pjesëmarrës në betejën e Rahovecit, Caralevës, Luzhnicës dhe në çdo vend ku kërkohej nevoja për përforcime për çlirimin e vendit nga okupatori serb.

Kontributi i tij në betejën e Llapushnikut bëri që ai të kurorëzohet me nofkën Rrufeja, duke tërhequr veteranin Fetah Zogu, gjatë konfromtimit të ashpër dhëmb për dhëmb me forcat armike.

I ndjeri la pas dy djem, Albertin dhe Qëndrimin si dhe vajzën Albinën.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.