Më 20 Korrik, në gjykatën e qarkut Offenburg në Gjermanisë, është planifikuar të nisë gjyqi për 3 të arrestuarit si pjesë e një organizate shqiptare me veprimtari kriminale në vjedhjen e banesave. Të pandehurit akuzohen se kanë kryer në disa zona të Gjermanisë, vjedhje me vlerë 47.000 euro, raportojnë sot mediat gjermane.

Tre shqiptarët u arrestuan në Offenburg, në janar të këtij viti.

Organizata kriminale e 500.000 Eurove

“Dëmi i vlerësuar financiar i organizatës shqiptare, përllogaritet afërsisht në 500.000 euro, me dëmtime të rënda psikologjike për viktimat”, njoftoi disa ditë më parë policia shqiptare.

Hetimi u nis nga autoritetet gjermane në Offenburg në gusht 2017, pasi një grup i krimit të organizuar shqiptar ra në rrjetën e tyre, për kryerjen e një numri vjedhjesh banesash në jug të Gjermanisë.

Në të njëjtën kohë, xhandarmëria franceze (OCLDI) po heton gjithashtu një grup kriminal shqiptar përgjegjës për më shumë se 45 vjedhje banesash në Francë.

Më pas u bë e qartë se të dy autoritetet ato gjermane dhe franceze, po hetonin të njëjtën organizatë kriminale e cila ishte aktive në të dy vendet njëkohësisht.

Në fillim të vitit 2018 u arrit në përfundimin se të dyshuarit nën hetim nga xhandarmëria franceze, i kishin zgjeruar aktivitetet e tyre kriminale në Gjermani.

Bazuar në këtë zhvillim të ri, autoritetet gjermane të zbatimit të ligjit në Offenburg, morën masa dhe arrestuan në janar të këtij viti 3 shtetas shqiptarë, të dyshuar si pjesë e këtij grupi të krimit të organizuar.

Xhandarmëria franceze ndoqi nga afër dhe në Paris u arrestua një anëtar tjetër i këtij grupi, në mars 2018.

 

Hetimet në Shqipëri

Në fazën e fundit të këtij hetimi, policia shqiptaree (Task – Forca “Anti Skifter”, DVP Kukës, Tiranë, Fier, Vlorë e Gjirokastër) ka kontrolluar në fillim të korrikut nëntë apartamente, bare dhe restorante në Tiranë, e mbështetur në vendngjarje nga ekspertë të Europolit, Xhandarmëria Franceze (OCLDI) dhe selia qendrore e policisë në Offenburg.

Të martën, policia njoftoi se: Një i dyshuar si pjesëtar i të njëjtit grup u arrestua në Kukës dhe u gjetën disa sende të çmuara që besohej se ishin rezultat i vjedhjeve të ndryshme. Gentjan Duraku, 29 vjeç lindur e banues ne Morine, Kukës, u vu në pranga.

Mbi 40 anëtarë

Gjermania, Franca, Shqipëria dhe Europoli, tashmë po hetojnë për arrestimin e pjesëtarëve të tjerë të grupit.

Hetimet tashmë kanë identifikuar anëtarët e tjerë të këtij grupi të lëvizshëm të krimit të organizuar, që besohet se përfshin mbi 40 vetë të cilët veprojnë si në Francë ashtu edhe në Gjermani.

Loading...

Comments are closed.