Savash VELIU

NATO nuk ishte organizatë vëllezërore mes shteteve që e përbënin atë, por mbi të kishte një patron e ajo ishte Amerika. Dhe Amerika nuk pranonte kurrë partner dikë pran vetes por vetëm si shërbyes /argat i tij/…! Kjo gjendje ndryshoj kur Turqia futi fuqimishtë interesat e saja gjeopolitike në rajonin e zjarrtë të Lindjes së Mesme!
Turqia sështë më ajo e vjetra, ajo sot dikton politikë të interesave të mëdhaja gjeostrategjike sipas rrethanave të krijuara politike në terren, kohë që ia rriti apetitetë ekonomike dhe ato ushtarake në rajon dhe nesër padyshim në glob, ashtu siç i takon një shteti të madh me ringritje të fuqishme ekonomike!
Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndeshur me një realitet të ri duke deklaruar se Turqia është një partnere e domosdoshme në rajonin e Lindjes së Mesme. Kurse Senatori amerikan Graham thotë, Turqia mund të jetë forcë stabilizuese në rajon”, në lidhje me praninë e SHBA-së në Siri. Turqia me operacionet e fundit ushtarake ndaj Afrin i theu të gjitha tabut politike të projektuara kundër interesave turke duke ua bërë me dije jo ‘mund’ por ‘jam’ faktori kyç e cila në rajon folë fjalën e fundit!
Prandaj Trump është shqetësuar duke u sfiduar tej mase prej trysnisë turke brenda rajonit të Lindjes së Mesme tani i detyruar të zgjedh mes Turqisë dhe Munbiç (PKK-së) dhe zgjodhi për aleat Turqinë, akt të cilës dje i ikte presidenti i shkuar Obama.
Me siguri kjo marrëveshje nesër do pritet të zbatohet edhe në Gadishullin Ballkanik shkaku i kushtëzimeve turke që struku politikisht dhe ushtarakisht për muri SHBA-në e cila dita ditës humb terren ushtarak dhe diplomatik në tavolinë përball Turqisë.
Me rrëzimin e FETO-së ‘Kalit Trojës’ që ndërmori tentativën e dështuar për grusht shtet më 15 korrik 2016 si e vetmja shpresë amerikane brenda instancave të Pushtetit Turk që do zhbëj pushtetin erdoganist mbi 20 vite e planifikuar si projekt mbi ‘’Lindjen e Mesme të Madhe (BME), një ëndërr e fundosur përgjithmonë. Me këtë akt fatal Amerika humbi edhe adutin e fundit që të privonte botën muslimane për vete, tani e detyruar të jet nevojtare e Turqisë që sadopak të qëndroj në saje të saj në botën muslimane. Prandaj para kushtëzimeve Turke domosdo Amerika të lëshon pe në çdo hap ku paraqitet Turqia si faktor real!
Turqia vuri në pah se, pasi u zbulua se SHBA kishte lidhje me organizatën terroriste gyleniste dhe ndaj të cilit është iniciuar procesi ligjor, ajo përshpejtoj blerjen nga Rusia e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 si dhe nisjen e fushatës luftarake për vendosjen e stabilitetit në veri të Sirisë që nxorri në aut planet amerikane bashkë me PKK-në, që sot janë çështjet më me peshë në rendin e ditës mes dy vendeve rivale.
Pas këtyre traumave politiko-ushtarake ishte Amerika e detyruar të bëj një hap pas që të instalohen edhe sistemet raketore ruse S-400 në Turqi dhe në Organizmën NATO pa u penguar dhe krahas saj u detyrua të pajtohet edhe me dorëzimin e avionëve kontestuese supersonic F-35 brenda këtyre ditëve të shkuara ndaj Turqisë!
Sot Amerika si pal është përjashtuar prej tavolinës mbi Sigurimin e Paqes në Siri në qytetin Astana në saje të Turqisë dhe po sërish në saje të Turqisë u përjashtu edhe nga tavolina e Paqes për Palestinën në OKB kur guxoi të shpall për kryeqytet Jerusalemin palestinez dhe gjitha këto akte tjera në vijim nuk mund ti parafytyronte më parë Amerika t’i ndodhin si superfuqi! … Por ja që ndodhin dhe atë shumë keqazi është duke humbur edhe në frontin luftarak në Lindje të Mesme e cila në saje të infuzioneve të Sauditëve dhe Emiratëve ende mbijeton për të bër vetëm sabotime ndaj proceseve politike dhe zhvillimeve paqësore në rajon… por deri kur?!

Loading...