Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbajtur konferencë për takimit me Kim Jong UN.

Gazetarja e NBC  e ka pyetur gjatë konferencës, se sip o e quan ‘njeri të mrekullushëm’ një person që ka vrarë madje edhe anëtarë të familjes së tij.

Trump ka thënë se e di se kanë ndodhur gjëra të tmerrshme, por gjërat po përmirësohen, shkruan Periskopi.

“Ai është person i vecantë, mendoj se nisma e fundit tregon se do të ndodhin gjëra të mira.  Ka ndodhur gjëra të tmerrshme por njerëzit shpresojnë se dicka e mirë do të ndodhë, në vecanti, të rinjtë. Ai ka shumë punë për të bërë”, ka thënë Trump, shkruan Periskopi.

Ndryshe, kjo është marrëveshja që kanë nënshkruar Trump dhe Kim në Singapor, të cilën e solli Periskopi.

Deklarata e përbashkët e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dhe liderit të Republikës Demokratike Popullore të Koresë Kim Jong Un në samitin e Singaporit.

Presidenti i Shteteve të Bashkura të Amerikës dhe udhëheqësi i Republikës Demokratike Popullore të Koresë (DPRK) mbajtën takimin e parë historik në samitin e Singaporit më 12 qershor, 2018.

Presidenti Trump dhe lideri Kim Jong Un zhvilluan një shkëmbim gjithëpërfshirës të thëllë dhe të sinqertë mbi çështgjet që lidhen me vendosjen e marrëdhënieve të reja midis SHBA dhe DPRK-së, dhe ndërtimin e një regjimi të qëndrueshëm dhe të fuqishëm të paqes në gadishullin korean. Presidenti Trump angazhohet për të ofruar garanci të sigurisë në DPRK dhe kryetari Kim Jong Un riafirmoi angazhimin e tij të palëkundur për të përfunduar denuklearizimin e gadishullit korean.

Të bindur në ndërtimin e marrëdhënieve të reja mes SHBA dhe DPRK do t’i kontribuojnë paqes dhe prosperitetit në gadishullin korean dhe botës, dhe njohjen e përbashkët në ndërtimin e besimit dhe promovimin e denuklearizimit të gadishullit korean, Presidenti Trump dhe kryetari Kim Jong Un janë pajtuar në këto pika:

Shtetet e Bashkuara dhe DPRK angazhohen të krijojnë marrëdhënie të reja në përputhje me dëshirën e popujve të të dy vendeve për paqe dhe prosperitet.

Shtetet e Bashkuara dhe DPRK do t’i bashkohen përpjekjeve të tyre për të ndërtuar një regjim të qëndrueshëm të paqes në gadishullin korean.

Duke ripohuar Deklaratën e Panmunjom të 27 prillit 2018, DPRK angazhohet të punojë drejt denuklearizimit të plotë të gadishullit korean.

Shtetet e Bashkuara dhe DPRK-ja angazhohen të rimarrin POË / MIA, duke përfshirë riatdhesimin e menjëhershëm të atyre që tashmë janë identifikuar.

Duke pranuar se samiti i mbajtur mes SHBA dhe DPRK-së – i pari në histori – ishte një ngjarje epokale me rëndësi të madhe në kapërcimin e dhjetëvjeçarëve të tensioneve dhe armiqësive midis dy vendeve dhe për hapjen e një të ardhme të re, Presidenti Trump dhe kryetari Kim Jong Un angazhohen që të zbatojnë dispozitat në deklaratën e përbashkët dhe në mënyrë të shpejtë, raportoi “CNN”, transmeton Periskopi.

Shtetet e Bashkuara dhe DPRK angazhohen të mbajnë negociata të vazhdueshme, të udhëhequr nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo, dhe një zyrtar përkatës i nivelit të lartë të DPRK-së, në datën më të hershme të mundshme, për të zbatuar rezultatet e samitit SHBA-DPRK .

Presidenti Donald J. Trump i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kryetari Kim Jong Un i Komisionit të Çështjeve të Shtetit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë janë angazhuar për të bashkëpunuar në zhvillimin e marrëdhënieve të reja SHBA-DPRK dhe për promovimin e paqes, prosperitetit, dhe sigurinë e gadishullit korean dhe të botës./Periskopi/

DONALD J. TRUMP Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

KIM JONG UN

Kryetar i Komisionit të Çështjeve të Shtetit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë

12 qershor 2018 Sentosa Island Singapor

Loading...
Global