Një rast i pazakonshëm ka ndodhur në fshatin Usje të Shkupit, ku fqinja e ka sulmuar fqinjen në fushë. Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 14.

“Më datë 15.04.2018 në ora 14.00 policia është informuar se në një arë në fshatin Usje të Shkupit, 47 vjeçarja S.S. nga ky fshat, ka shkelur rendin dhe qetësinë publike duke sulmuar fizikisht 59 vjeçaren L.S. nga i njëjti fshat. Deri sa L.S. ka punuar në arë me bashkëshortin e saj, kurse rrobat i ka varur në shtyllat e vreshtave të S.S., ajo (S.S.) i ka hedhur poshtë rrobat dhe me darë e ka goditur L.S. në kokë duke i shkaktuar lëndim të dukshëm. Pas kësaj, e ka rrëzuar në tokë dhe ka filluar ta ngulfasë me duar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër S.S. do të ngritet parashtresë adekuate”, njoftoi policia.

Loading...