Mirjeta Kurti, motra e aktorit Arti Kurtit, i cili është gjetur i vdekur gjatë ditës së djeshme ka folur në mbledhjen komomorative të aktorit që është organizuar nga Komuna e Gjakovës.

Ajo e emocionuar ka kërkuar që të gjithë të lutën për Artin, teksa ka kujtuar edhe momente gjatë jetës së tyre së bashku.

“Kur ka lind Arti kam pas gjashtë vjet e gjysmë që nga momenti jam kujdesur gjithçka për të… Çdo gjë që e kemi bë me e gëzua nënën, babën dhe vëllezërit e kemi bërë bashkë duke u mundu. Kemi jetuar bashkë jemi përla dhe mua më ka vdekur krahu imë i djathë”.

“Mua më vjen keq që nuk e kam mbrojtur më shumë, më vjen keq që nuk kam ditur ta mbrojë më shumë prej seneve që i paska pas apo prej gjërave që e paskan mundu. Kisha dashtë që të gjithë me u lutë për shpirtin e tij”. ka përfunduar ajo.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.