Nga Skënder MULLIQI

*Kjo klasë politike e pas luftës  kan pru aq keq gjendjen  ne Kosovë ,sa nuk mund të gjenë njeriu as shpjegim.

*Pak kush nga ta që erdhën për këto 18 vite në krye të shtetit punuan mirë e ndërshmerisht për shtet.

*Nuk punuam mirë edhe për faktin që tashmë u dëshmua së shqiptarët nuk e kan nivelin e nevojshem të vetëdijës  për shtet dhe për komb.Kjo që po e themë është e dhëmbshme , është për qdo keqardhje dhe është për qdo kritikë.

*Ky popull sikur ka vdekur klinikisht , nuk po i dëgjohet zëri edhe pas gjithë këtyre hajnive, plaqkitjeve , zhvatjeve e dhunimit në tru të shëndosh që po ushtrohet  mbi  ta.

*Pa marrë parasysh së cilët e kaleruan pushtetin, pa dallim partie e ideologjie  u shfaqën si profiterë , si shfrytëzues të mandtit  qeverisës për tu pasuruar ,duke filluar nga pushteti local deri të niveli qendror.

*Po  grindën  gjoja  nder veti në kuvend, neper televizione dhe rrjete sociale si të pa fytyrë që janë   , e prapa kulisave janë shokë të bizneseve të dyshimta ,  janë shokë edhe të shumë  allishveresheve tjera përfituese …

*Kjo është më shumë së amorale .Si ndërtohet shteti more qyqarë duke plaqkitur dhe rrënuar qdo vlerë materjale, e duke rrënuar qdo vlerë morale ?

*Si nuk po mendoni pakë edhe për fëmijët dhe familjët të cilat nga plaqikitja që po ua beni po jetojnë buzë greminës? A keni ujë në sy siq thotë një fjalë e popullit?

*A po mendoni për fëmijët jetima të luftës, për martirët dhe dëshmoret e kombit, të cilët po prehen në çdo cep të Kosovës? Shkelët mbi gjakun e tyre ?!

*Hiqne more logjikën e pasurimit të pa ligjshem , së heret a vonë do tia shihini sherrin më mullak.

 *Jeni berë milionera apo edhe ndoshta miliardera pa fije turpi.E keni topitur këtë popull  , e keni pru në gjendje të lypsarit .

*Po bëni veprime foshnjore, e jo që i thoni vetit se jeni  koxha burra?!

Gjermanët e rindërtuan vendin  e shkatërruar rrafsh  më tokë  në Luftën e Dytë Botërore , duke dhënë gjithëqka për shtetin e tyre ,  dhe arriten që të bëhën prap superfuqi botërore ekonomike .

*A jeni more në tulë të bukës ?A po ju ka marrë era  nga koka ato tru që i keni ?! Na ndihmojë e gjithë bota demokratike  që ta kemi shtetin e dytë  në Ballkan, e ju hajgariseni  më atë trohë shtetësie që na ka mbetur?!

*Po luani më fatin e njerëzve   sikur Kosovën tua kishte lënë baba. Edhe beli e keni bërë pronë private duke i bërë  shumicën  argatë të juve ?! Kjo qka po bëni është e pa falshme .

Një ditë do tu presë  Mallkimi i Zotit dhe  mallkimi i popullit!!!

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.