Një grabitje me armë zjarri në Kamzë, Tiranë, përfundoi me një të vdekur dhe një të plagosur.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në orën 21:00 ku dy grabitës të maskuar hynë në dyqanin, minimarket, ku gjendeshin burrë e grua dhe djalii tyre vetëm 6-vjeç.

Grabitësit kanë kërkuar paratë në dyqan, por viktima Agim Buci ka refuzuar dhe ka tentuar të bllokojë grabitësin me armë në dorë.

Në përleshje e sipër ai është qëlluar me plumb në gjoks ku gjeti vdekjen e menjëhershme.

Familja Buçi jetonte prej kohësh në Kamzë, ku gruaja merrej me dyqanin, ndërsa Agimi punonte në Durrës.

Agimi dhe Merita ishin prindër të katër fëmijëve, 3 vajza dhe një djali të vogël.

Vajza e madhe e çiftit ishte martuar pak kohë më parë, ndërsa vajzën e dytë e kishin fejuar. /albeu.com/

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.