Udhëtares së paemëruar, që i ngecën në mënyrë misterioze gishtat në derën e trenit të ri, iu desh të qëndronte ashtu derisa kaloi nëpër tri stacione të Londrës.

Pranë saj kishin shkuar të pranishmit dhe provuan t’ia tërhiqnin, por u frikësuar se mund t’i bëjnë më shumë dëm se dobi, transmeton Telegrafi.

“Ajo ishte e qetë dhe dukej se nuk kishte dhimbje, por nuk po mund të lëvizte”, ka thënë një dëshmitar. Sipas tij, makinisti ishte njoftuar për rastin, por dera u bllokua dhe nuk hapej.

Gishtat e ngecura në derën e trenit

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi treni Elizabeth Line është vënë në funksion, si pjesë e projektit prej 15 miliardë eurosh, për rregullimin e sistemit hekurudhor.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.