Beyonce është një ndër ato këngëtare që di ta pushtojë më së miri skenën. Përveç zërit potent, ajo ka dhe një aftësi të jashtëzakonshme për të dhuruar spektakël me performancat e saj.

Por së fundmi, gjatë pjesëmarrjes në ‘Coachella’ i ka ndodhur një incident me veshjen. Të gjithë të pranishmit vunë re se si këngëtarja po vuante për të ngritur lart ‘bodysuit’-in që ishte gati t’i binte përtokë.

Beyonce ishte e detyruar të performonte vetëm me një dorë dhe me tjetrën kujdesej për veshjen. Megjithatë ajo ja doli mbanë më së miri që të rregullonte problemin, por menjëherë pas kësaj diçka tjetër filloi ta mundonte përsëri.

Çizmet e saj që arrinin deri tek kofsha filluan që të zbrisnin deri tek gjunjët duke e bërë të pakëndshme për syrin. Menjëherë pas këtyre incidenteve të gjithë ata që e kishin vënë re filluan të tallnin dhe të akuzonin stilistin e kostumit, Balmain’s Olivier Rousteing./revistawho

Loading...